Kasapi: Ka dënime të njëjta për 2 cigare hashash dhe për atë që trafikon 100 kg
Gazetari, Julian Kasapi deklaroi se ligji në Shqipëri ka probleme sa i takon dhënies së dënimit për vepra të ndryshme penale.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Kasapi u shpreh se aktualisht ligji është i njëjtë, si për dikë i cili kapet me një cigare hashash apo edhe një tjetër që kapet me 100 kg hashash.
“Unë mendoj se është si ato rastet kur kemi një person i cili kapet me një cigare hashash dhe një tjetër që kapet me 100 kg hashash. Ligji në Shqipëri vijon të jetë i njëjtë, si për një person i cili kapet me një cigare kanabis, ashtu edhe për një tjetër që kryen trafik të lëndëve narkotike.
Mendoj se ligji është një problem, dhe me të drejtë duhet të ketë një kategorizim. Duhet parë edhe aspekti njerëzor, është ndryshe të dërgosh për ndjekje penale një artist, i cili në studion e tij po hapte tre dritare dhe është ndryshe që në një pallat hapen dritare pa fund’, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta