Shakhtar sfidon Interin, sot vendoset finalistja e dytë e Europa League
Inter dhe Shakhtar Donetsk do të diskutojnë në Düsseldorf biletën e fundit për në finalen e Europa League. Inter synon të mbyllë sezonin me një trofe, pasi nuk mundi që të arrinte titullin në Seria A. Trajneri i zikaltërve, Antonio Konte beson se skuadra e tij do të arrijë në finalen e madhe, por kërkon vlerësim maksimal për kundërshtarin që do të kenë përballë.
“Fjala frikë nuk është pjesë e fjalorit tim dhe nuk duhet të jetë as për lojtarët e mi. Kemi respekt maksimal për Shakhtar Donetsk, pasi ata kanë një skuadër të afirmuar dhe në vitet e fundit kanë luajtur në nivele të larta në Europë. Do të bëjmë më të mirën tonë për të arritur në finale”, tha Konte.
Shakhtar Donetsk do të provojë për të përsëritur suksesin e vitit 2009 kur arriti që të triumfonte në Europa League. Ukrainasit
“E dimë se na pret një ndeshje e vështirë, pasi Conte ka implementuar një skemë loje që të krijon shumë vështirësi. Ne jemi përgatitur për çdo të papritur dhe duam shumë që të kalojmë në finale. Edhe pse ne e dimë se na pret një ndeshje e lehtë, nuk do të jetë e tillë as për Interin”, u shpreh trajneri i Shakhtar, Luis Castro.
Skuadra që do të kalojë në finale do të ndeshet me Sevillan në datën 21 gusht.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta