Shkon në 230 numri i viktimave nga COVID-19, 119 raste të reja

17 Gusht 2020 | 14:52

Ministria e Shëndetësisë thotë se, nga testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 119 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë humbur janë dy persona. Bashkë me një 60-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87-vjeçare nga Korça, që kanë ndërruar jetë gjatë ditës së fundit, numri i viktimave nga COVID ka shkuar në 230 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 119 persona janë konfirmuar pozitivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në  Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 816 , që nga fillimi i epidemisë. Kurse rastet aktive janë aktualist 3 816 persona. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Në dy këto spitale, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID-19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

COVID-19 – Statistika (17 Gusht 2020)

Testime totale            50928

Raste pozitive              7499

Raste të shëruara       3816

Raste Aktive                 3453

Humbje jete                  230

(Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1854

Durrës               433

Shkodër             290

Fier                     150

Lezhë                 134

Korçë                 132

Vlorë                  127

Kukës                107

Elbasan             101

Berat                  57

Gjirokastër        34

Dibër                  34

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026