Rraklli: Kemi shanse reale për kualifikim në “EURO 2024”, Reja duhet të largohet
Ish-futbollisti i kombëtares, Altin Rraklli thotë se kemi shanse reale për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, duke nënvizuar Poloninë dhe Çekinë si më të fortat e grupit E, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rraklli u shpreh se trajneri Edi Reja duhet të largohet, pasi sipas tij skuadra ka nevojë për ide dhe energji të reja.
“Sipas mendimit tim, janë kundërshtarë që na përshtaten, duke pasur parasysh nivelin e futbollit tonë dhe rritjen e lojtarëve. Kam përshtypjen se na përshtaten. Kemi një shans real duke pasur parasysh dy rivalet, Poloninë dhe Çekinë; duhet t’i sulmojmë. Duhet të kapim një nga dy vendet e këtyre skuadrave për t’u kualifikuar.
Moldavinë dhe Ishujt Faroe nuk duhet t’i diskutojmë. Unë po të isha në vendin e Rejas do largohesha, sepse shoh që skuadra nuk po i përgjigjet më ideve të tij. Ka bërë punë të mirë, jo të keqe, por për momentin nuk i përgjigjet skuadra; ka nevojë për ide dhe energji të reja”, theksoi ai.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kampionatit Europian “EURO 2024”, në shortin e mbajtur të dielën në Frankurt të Gjermanisë.
Shqipëria do të jetë në grupin E, ku në vazon e parë kuqezinjtë kanë gjetur sërish Poloninë, përfaqësuese të cilën e patëm edhe në kualifikueset e Botërorit të Katarit.
Në vazon e dytë u përzgjodh skuadra e Republikës Çeke. Nga vazo e katërt, nga goglat e hedhura, janë Ishujt Faroe, ndërsa në vazon e pestë është Moldavia.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta