Dosjet e ish-Sigurimit, Doçi: Rrëzimi i kallëzimit rëndon pozitën e Metës
Gazetari Adriatik Doçi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania, se vendimi i Prokurorisë së Tiranës për mos nisjen e hetimeve rëndon akoma më shumë pozitat e ish-presidentit Ilir Meta.
“Ky vendim rëndon pozitat e ish-presidentit Meta. Është një vendim që konfirmon të gjitha dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm të Ilir Metës me ish-Sigurimin e Shtetit. Prokuroria me këtë vendimmarrje tregon se prokuroria nuk ka parë as dyshimet. Prokuroria nuk ka hapur një dosje penale, e ka mbyllur që në fazën fillestare”, u shpreh gazetari.
Prokuroria e Tiranës vendosi që të mos fillojë një procedim penal ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve, pas kallëzimit të bërë disa javë më parë nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Prokuroria bëri të ditur se duke nisur nga kallëzimi i Metës, por edhe bazën ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti i Dosjeve, nuk ekzistojnë rrethanat e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal, i cili lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale.
Pasi bëri kallëzimin, Meta sqaroi se kallëzimi është bërë për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i ka bërë ky institucion ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Ish-presidenti është politikani i lartë me inicialet I.M që prentendohet se figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta