PD cilëson propagandë strategjinë e qeverisë për testimet COVID-19 gjatë periudhës vjeshtë-dimër

18 Gusht 2020 | 06:47

Partia Demokratike e cilësoi propagandë prezantimin e strategjisë së testimit vjeshtë-dimër që ministria e Shëndetësisë prezantoi të hënën.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti demokrat Bardh Spahia kritikoi ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se nuk po tregon aftësi dhe përgjegjësi në drejtimin e situatës pasi ende nuk ka informuar në lidhje me shumë çështje të rëndësishme që garantojnë sigurinë qytetarëve.

“[…] ministrja e Shëndetësisë pretendoi të paraqiste atë që e quajti ‘strategjia e testimit vjeshtë-dimër’, por që në fakt ishte ilustrimi i mediokritetit, paaftësisë dhe vullnetit morboz për të mashtruar qytetarët me fraza të përgjithshme propagande, pa as edhe një gjë konkrete,” – shkroi Spahia teksa më tej argumentoi se Manastirliu nuk përcolli asnjë të dhënë të vlefshme.

Ai drejtoi këto pyetje:

  • Kur do jenë të pajisur 2 spitalet Covid-3 dhe Covid-4?
  • Sa tamponë ka në gjendje, sa do të sigurohen muajt e ardhshëm, sa është kapaciteti për leximin e këtyre testeve?
  • Sa do jetë numri i testeve serologjike e si do përzgjidhen kategoritë e testimit?
  • Pse fshihet prejardhja e tamponëve më shumë se 60 për qind e të cilëve dalin negativ?
  • A ka ndonjë ide të shtrirjes së Covid-19?
  • Sa është kostoja e strategjisë së vjeshtë-dimër? Sa fonde duhet të lëvrohen?

Sipas Spahisë qeveria çoi dëm fazën e mbylljes dhe tashmë pa marrë masa po e lë situatën në rënie të lirë.

“[…] shpresa e vetme është imuniteti dhe kujdesi i vetë qytetarëve!” – shkroi Spahia duke akuzuar qeverinë se nuk shërben numrin e vërtetë të të infektuarve dhe viktimave pasi kryen pak testime.

Pasditen e së hënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu garantoi se në shtator do të rriten me 30 për qind stafet e epidemiologëve dhe ndihmësit e tyre në terren duke premtuar një gjurmim më të mirë të rasteve me COVID-19. Ajo tha se për të mënjanuar ndërlikimet e mundshme gjatë stinëve të ftohta, qeveria do të mundësojë falas vaksinat kundër gripit për grup-moshat më të rrezikuara.

Manastirliu pretendoi se Shqipëria është me bilancin më të lehtë të pandemisë me më pak raste e më pak viktima krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë ajo këmbënguli se “bilancet në mes të luftës janë ndonjëherë jo shumë domethënëse” dhe për këtë iu shmang lëvdatave prej shifrave.

Sikurse Euronews Albania e ka analizuar këtë çështje, në 5 muaj pandemi mesatarja ditore e testeve ka qenë 105-515 teste në ditë.

Me nisjen e muajit të gjashtë nën pandemi Instituti i Shëndetit Publik e ka çuar në mbi 600 mesataren gjë që ka reflektuar edhe në shtimin e rasteve të diagnostikuara me COVID-19.

Prej nisjes së pandemisë në shqipëri janë kryer rreth 46,500 teste, prej së cilave janë diagnostikuar 7,500 raste, 3,800 prej të cilave janë mundur të shërohen, ndërsa 230 prej tyre janë mbyllur me pasojë vdekjen.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria mbetet vendi që kryen më pak teste (në raport me popullsinë).

 

Lexoni gjithashtu:

Manastirliu: Nga shtatori do të dyfishojmë numrin testeve për COVID

Pesë muaj pandemi në Shqipëri, të gjitha statistikat kryesore

Shqipëria e përball valën e dytë të COVID-19 me numrin më të ulët të testeve në rajon

SHBA i dhuron Shqipërisë teste për COVID-19, Yuri Kim: Aleatët ndihmojnë njëri-tjetrin në kohë të vështira

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026