Koreja e Veriut konfirmon përgatitjet për sulm bërthamor – çfarë dihet deri tani?

10 Tetor 2022 | 14:42

Koreja e Veriut ka konfirmuar se raketat e njëpasnjëshme që ajo ka lëshuar ditët e fundit ishin në përgatitje për një sulm bërthamor.

Madje, Kim Jong-Un ka specifikuar se lëshimi i këtyre raketave shërbeu si simulim i një sulmi bërthamor ndaj fqinjëve të jugut në Seul por edhe si një mesazh për Amerikën.

Deklarata e Koresë së Veriut, vjen sot – ditën që shënon 77-vjetorin e ardhjes së Partisë së Punës në pushtet.

Ky lajm vjen pasi inteligjenca amerikane kishte muaj që paralajmëronte se Koreja e Veriut po përgatitej të kryente testin e parë të një arme bërthamore në 5 vite.

Javët e fundit, Pheniani ka lëshuar 7 grupe të ndryshme raketash në përgjigje të stërvitjeve të fundit të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Këtë të hënë, media shtetërore publikoi raporte zyrtare që pretendonin se raketat ishin projektuar për të mbajtur armë bërthamore taktike.

Këto janë armë të vogla me rreze të shkurtër të destinuara për përdorim në fushën e betejës, thuhej në raport.

Ata gjithashtu pretenduan se kishin simuluar me sukses goditjen e bazave ushtarake, porteve dhe aeroporteve të Koresë së Jugut dhe thanë se lëshimet ishin një paralajmërim për Korenë e Jugut por edhe për SHBA-në.

Agjencia shtetërore e lajmeve KNCA publikoi foto të liderit Kim Jong-un duke mbikëqyrur dhe “udhëhequr” testet.

Zyrtarët e inteligjencës së SHBA dhe Koresë së Jugut kanë sugjeruar se Veriu së shpejti mund të testojë një armë bërthamore për herë të parë që nga viti 2017.

Ekspertët besojnë se Kim mund të përdorë gjithashtu mundësinë për të lëshuar për herë të parë një pajisje më të vogël taktike – lloji që do të përshtatej në raketat që ka testuar.

Muajin e kaluar Kim Jong-un e shpalli Korenë e Veriut një fuqi bërthamore “të pakthyeshme” dhe rishikoi ligjet e saj, duke e lejuar atë të përdorë armët bërthamore në mënyrë parandaluese. Politika e saj e mëparshme kishte qenë përdorimi i armëve të tilla vetëm në përgjigje të një sulmi.

Ajo gjithashtu ka rritur dukshëm frekuencën e lëshimeve të raketave këtë vit, duke kryer mbi 40 lëshime raketash këtë vit deri më tani – më e shumta ndonjëherë.

Shumica e lëshimeve në dy javët e fundit kanë qenë raketa me rreze të shkurtër veprimi, të cilat u ulën në detin midis Koresë së Veriut dhe Japonisë.

Por Koreja e Veriut gjuajti gjithashtu një raketë në distancë më të madhe mbi Japoni të martën e kaluar – që analistët thonë se është një raketë e re balistike me rreze të mesme veprimi, bazuar në dizajnin e armës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026