‘Banorët e Lazaratit u dhunuan’, Aliko: Raprezalja Rama-Tahiri më keq se e serbëve

10 Tetor 2022 | 17:14

Dashnor Aliko, ish-kryetar i PD në Gjirokastër dhe ish-kryetar i komunës së Lazaratit thotë se banorët e Lazaratit u dhunuan në mënyrën më brutale gjatë operacionit policor për asgjësimin e lëndëve narkotike në vitin 2014.

Në një intervistë për Euronews Albania, Aliko tha se raprezalja e policisë së drejtuar nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama në drejtim të banorëve të Lazaratit ishte më keq se ajo e serbëve ndaj kosovarëve gjatë luftës.

“Janë futur në mënyrë barbare , ish-ministri i brendshëm më thoshte do djeg Lazaratin dhe do të djeg ty. I kanë vënë armën në gjoks gruas shtatzënë, fëmijës 3 vjeç, u kanë marrë banorëve lekët që kishin fituar në emigracion. Po të shikojë raprezaljen që bëri serbi në Kosovë, ajo që bëri Rama dhe Tahiri ndaj Lazaratit ishte më keq. Ata nuk e ndihmuan, por e terrorizuan fshatin”,  tha Aliko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026