Kujdes dentar në shkolla, kontroll dhe trajtim i dhëmbëve për nxënësit nga 6-14 vjeç
Ester Agolli, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën 9-vjeçare ’28-Nëntori’ i është drejtuar kabinetit dentar për të kryer kontrollin për dhëmbët.
“E vlerësojmë shumë mirë sepse dentistja na ka hequr edhe gurëzat dhe gjatë këtij procesi nuk më ka dhembur fare. Na ka thënë që duhet t’i lajmë mirë, se përndryshe do të na prishen dhëmbët dhe nuk do të jetë mirë për neve”, thotë 9-vjeçarja.
Interes më të lartë kanë treguar grupmosha 6-10 vjeç, ku numri i vizitave ditore shkon deri në 20 nxënës.
‘Vijnë vetëm për të parë se si e kanë higjienën orale, por edhe ata që kanë problematika të dhëmbëve. Në përgjithësi këtë periudhë kohe kanë ardhur nxënësit që kanë shfaqur dhimbje si gradë e dytë, e tretë që preket nervi apo edhe gradë e katërt e infeksionit”, tregon Enisa Roshanji, stomatologe në shkollën 9-vjeçare ’28-Nëntori’.
Një trajtim në kohën e duhur ndihmon që nxënësit të kenë shëndet oral të mirë.
‘Ne vetëm i evidentojmë, është shumë efektiv. Është mosha më ideale për të vendosur aparate dentare 8-12 vjeç. Më vonë është shumë e vështirë që të mundemi të arrijmë ndryshime skeletore kurse në këtë moshë evidentimi është ideal dhe ndihmojmë në një shëndet jo vetëm oral dhe funksional, por edhe atë estetik”, thotë stomatologia.
Programi i kujdesit dentar ofrohet falas në 10 shkollat e Tiranës dhe pritet që të shtrihet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta