Jeta e natës ‘zgjon’ Durrësin, turistë të shumtë vizitojnë qytetin bregdetar
Kur sheh klubet e natës të mbushur me turistë të huaj, të bën të mendosh që ende sezoni turistik në Durrës nuk ka përfunduar.
Vitet e kaluara në këtë kohë, lokalët, sidomos ato të natës nuk e njihnin këtë trend.
“Është një trend i ri për Durrësin, ku po frekuentohet gjithnjë e më shumë jeta e natës, por jo vetëm nga të rinjtë. Edhe ata më të thyer në moshë, e sidomos të huajt të cilët edhe pse nuk e kuptojnë muzikën kërcejnë e këndojnë.”- tha Blerim Norja, operator turistik.
Këtë e pohojnë edhe vetë turistët, kryesisht nga vendet nordike.
“Kam kuptuar që shqiptarët mendojnë se jeta e natës nuk është për të vjetrit, por e keni gabim. Ne nuk i njohim këngët tuaja, por na pëlqen muzika, të kërcejmë e të pimë alkool. Kemi punuar gjithë jetën, a nuk duhet ta shijojmë ashtu si ju edhe kaq sa na ka mbetur?!”- shprehet turistja.
“Ne nuk shkojmë në shtrat herët. Ne duam ta shijojmë jetën, ose të paktën përpiqemi. Kemi ardhur këtu se koha është fantastike, njerëzit janë shumë të mirë dhe muzika e mrekullueshme.”- thotë një tjetër turistë.
Një e veçantë që i rikthen turistët në Durrës, janë çmimet e lira në këtë periudhë të vitit.
“Çmimet këtu janë shumë të lira, aq më shumë kur i krahasoj me çmimet në Norvegji. Ajo që më pëlqen është se me këto çmime ka edhe cilësi. Shërbimi është i mirë, vetëm se ndonjëherë shqiptarët janë shumë të ngadaltë.”
“Nëntori këtu tek ju është si vera në Norvegji dhe duke ju vizituar ne i zgjasim sa mundemi ditët tona të pushimeve verore. Na pëlqejnë pushimet, argëtimi, por edhe të kursejmë. Nuk shkoj kurrë në të njëjtin vend dy herë, por zgjedh vende që jo të gjithë do t’i preferonin për pushime.”- shprehet turisti.
Nisur nga situata pozitive e këtyre ditëve operatorët turistikë po synojnë ta forcojnë gjithnjë e më shumë jetën e natës.
Kështu qyteti bregdetar, që turizmin e ka motor të ekonomisë, nuk do të presë vetëm sezonin veror për të mirëpritur pushues.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta