KQZ vendos rinumërim të votave për presidentin e ri të Bosnje-Hercegovinës

10 Tetor 2022 | 20:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje-Hercegovinës ka urdhëruar të hënën hapjen e kutive të votimit në Sarajevë për të rinumëruar votat për Republikën Sërpska, për nivelin e presidentit dhe atë të nënpresidentit.

Gjashtë anëtarë të Komisionit kanë votuar në të mirë të vendimit dhe vetëm një ka qenë kundër.

“Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje ka shqyrtuar disa ankesa dhe ka pasur qasje në të dhëna dhe video-materiale. Procesi zgjedhor është aq i kontaminuar saqë nuk është e mundshme që të vërtetohet rezultati i saktë”, ka thënë presidenti i këtij Komisioni, Suad Arnautoviç.

Ai ka shtuar se vëzhguesit e akredituar do të informohen në kohë të duhur dhe se fillimisht do të bëhet një analizë e votave të pavlefshme.

Sipas rezultateve të fundit, Millorad Dodik, kandidati i partisë në pushtet, Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur, ka fituar 291.915 vota.

Kundërshtarja e tij, Jellena Triviç, e cila është mbështetur nga partia e saj, Partia për Progres Demokratik, Partia Demokratike Serbe dhe Lista për Rregull dhe Drejtësi, e Nebojsha Vukanoviçit, ka fituar 262.969 vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026