Protesta kundër Dodik në Bosnje, opozita e akuzon për manipulim të zgjedhjeve

10 Tetor 2022 | 20:22

Disa mijëra persona në Bosnje mbushën sërish rrugët për të protestuar nën dyshimin se lideri pro-rus ka manipuluar votat në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më herët gjatë muajit.

Partitë e opozitës në Republikën Serbe, një nga dy entitetet e Bosnje Hercegovinës, deklarojnë se kandidatja e tyre Jelena Triviç mposhti liderin e hershëm nacionalist Milorad Dodik, në zgjedhjet e 2 tetorit.

Ata kërkojnë një rinumërim të votave për presidentin, pas raportimeve të shumta për parregullsi.

“Ne u kërkojmë institucioneve gjyqësore të kryejnë hetime dhe të mbajnë përgjegjës të gjithë individët që morën pjesë në vjedhjen e organizuar të zgjedhjeve, të cilën e kemi provuar para publikut. Hajdutët kanë ndryshuar vullnetin e popullit”, tha Jelena Triviç, kandidate e opozitës në Bosnje.

Ndërkohë, Dodik, i konsideruar politikani më i fuqishëm i rajonit gjysmë-autonom serb, ka mohuar akuzat për mashtrime elektorale.

Dodik ka sunduar praktikisht i pasfiduar për vite më radhë, pavarësisht se është sanksionuar nga Perëndimi për mbështetjen e shkëputjes së Republikës Serbe nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026