Kryebashkiaku Byberi: Në Tropojë s’është investuar, ka pasur probleme me fondet

11 Tetor 2022 | 07:36

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhe Byberi deklaroi se deri katër vite më parë, në këtë qytet nuk ka pasur investime dhe nuk i është kushtuar vëmendje.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Byberi tha se ka pasur probleme me menaxhimin e fondeve.

Për këtë, ai nënvizoi se janë paraqitur dokumentet e nevojshme dhe pritet reagimi i institucioneve.

“Nuk është punuar, nuk i është kushtuar vëmendje. Nuk është investuar, edhe me fondet  nuk është në rregull. Të gjitha investimet po bëhen me fondet e Bashkisë së Tropojës dhe grantet. Në katër vitet që kaluan, asnjë investim nuk është bërë me grantet dhe të ardhurat e bashkisë.

Po të menaxhohej më mirë, edhe puna bëhet më mirë, edhe investimi shkon aty ku duhet dhe i shërben qytetarit. Ne e kemi bërë publike këtë pjesë, i kemi dërguar letrat aty ku duhet, presim reagimin e institucioneve”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026