KLP emëron drejtuesin e ri të Prokurorisë së Tiranës
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratoi këtë të hënë, caktimin e Arens Çelës në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së parë Tiranë.
Në këtë post, Çela do të ketë një mandat 3-vjeçar.
Një javë më parë, pedagogia e Shkollës së Magjistraturës, Arta Mandro u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjatë seancës plenare.
Mandro mori 58 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim.
Edhe pse nuk mori shumicën e kërkuar, ligji përcakton që në votimin e tretë në Parlament kandidati konsiderohet i zgjedhur.
“Shumica e kërkuar nuk është arritur por në pikën 16 të nenit 35 të ligjit 115/2016 për organet e sistemit të drejtësisë së ndryshuar neni 35 është përcaktuar se në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej 2/3 edhe në raundin e tretë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Sa më lart, kandidatura e Arta Mandros, konsiderohet e zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, sqaroi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta