“Pandeminë po e përhapin të rinjtë”, OBSH jep alarmin, 20, 30 dhe 40-vjeçarët burim infeksioni
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se është e shqetësuar për faktin se përhapja e koronavirusit po udhëhiqet nga njerëz të moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumë prej të cilëve nuk janë në dijeni që janë infektuar, duke përbërë rrezik për të tjerët.
Zyrtarët e OBSH-së deklaruan këtë muaj se numri i të rinjve mes personave të infektuar ishte rritur ne rang global, duke vënë në rrezik kategoritë e cenuara të popullsisë, përfshirë të moshuarit dhe të sëmurët në zona të populluara me shërbime të dobëta shëndetësore.
“Epidemia po ndryshon. Njerëz të moshave 20, 30 dhe 40 vjeç po përhapin sëmundjen. Shumë prej tyre nuk e dinë që janë të infektuar për shkak të simptomave të dobëta. Kjo mund të çojë pa dijeninë e tyre në kalimin e virusit nga njëri person tek tjetri”, tha Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së.
Verifikimi i rasteve të reja ka detyruar shumë vende të rivendosin kufizimet dhe kompanitë të hyjnë në garë për të gjetur vaksinën për një virus që ka drobitur ekonomitë, ka vrarë mbi 770 mijë njerëz dhe ka infektuar rreth 22 milionë të tjerë.
Rastet në fjalë janë regjistruar kryesisht në vende që dukej se e kishin virusin nën kontroll, përfshirë Vietnamin, që deri pak kohë më parë kaloi 3 muaj pa infektim të brendshëm për shkak të masave agresive.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West