Administratori i Albgaz: Kur do të vihen në funksion TEC-et lundruese në Vlorë

11 Tetor 2022 | 12:40

Administratori i Albgaz, Arbër Avrami thotë se TEC-et lundruese në Portin e Vlorës, do të fillojnë të prodhojnë energji në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, Avrami u shpreh se Shqipëria është me fat që ka dy asete të tilla, pasi TEC-et lundruese janë shumë të kërkuara në këtë kohë krize.

“Anijet kanë ardhur, ka nisur një punë mjaft intensive për të gjithë ndërtimin e infrastrukturës, që nga porti, ku do të ankorohen deri në lidhjen me rrjetin e transmetimit. Pritet që komisionimi i këtyre anijeve të përfundojë brenda fundit të vitit ose fillimit të vitit tjetër. Jemi me fat që kemi dy asete të tilla në Shqipëri, sepse ka një numër mjaft të limituar të këtyre TEC-eve lundruese që ekzistojnë në botë, janë  mjaft të kërkuar në këtë kohë krize.

Parashikohet një kosto prej 170-200 euro për megavat, në krahasim me 455 euro në dy tre mujoret e para të vitit 2023 dhe 550 euro në tremujorin e fundit të vitit 2023. Është një kursim mjaft i madfh që do t’i bëhen importeve që do të nevojiten”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026