Gjykata lë në burg Fatjon Muratin, u arrestua teksa ishte në makinë me Indrit Doklen
Në një seancë të panjoftuar nga Gjykata e Tiranës, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Migena Laska, këtë të martë është lënë në burg Fatjon Murati, i arrestuar 3 ditë më parë në Tiranë.
Gjyqtarja miratoi kerkesen e Prokurorisë për ta lënë në burg 32-vjeçarin i cili u kap bashkë me Endrit Doklen e Gentian Reçin, por këta të fundit u liruan pas marrjes në pyetje.
Murati u shoqërua dhe më pas u prangos në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi ndodhej në kërkim për një operacion për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje, në kuadër të të cilit ra në pranga Kristian Gjini dhe Françeska Kolgjegja, pasi në dy apartamente që përdoreshin prej tyre u gjetën armë, municione e radio te ngjashme me ato të policisë.
Kush është Fatjon Murati?
Fatjon Murati dyshohet se ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë.
Nuk dihet nëse shpallja në kërkim ka lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen e Fushë-Krujës. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.
Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit.
Nga breshëria e plumbave makina mori flakë.
Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste. Viktimat ishin me precedent kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta