Dialogu në SHBA, Haradinaj pranon thirrjen e komunitetit shqiptar për unitet mes partive në Kosovë

18 Gusht 2020 | 17:21

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator për të biseduar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.  

Por, nisur nga këto zhvillime të reja komuniteti shqiptar i cili jeton në Amerikë, duket se nuk po qëndron duarkryq. Ata kanë ftuar liderët partiakë në Kosovë, që të zhvillojnë një bisedë virtuale në prag të takimit të 2 shtatorit, takim ky, i cili po pritet me interes të madh për rezultatin që do prodhojë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar ftesën, ndërsa thotë se ky komunitet ka qenë gjithmonë dhe ka shërbyer si urë lidhëse mes shqiptarëve dhe Amerikës.

“Mirëpres ftesën e përfaqësuesve të anëtarëve të një spektri të gjerë të shqiptarëve në Amerikë për një takim interaktiv të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partive parlamentare të Kosovës, në prag të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë kanë qenë dhe janë boshti i lidhjes sonë të fortë me Amerikën. Gëzimet e shqetësimet i kemi ndarë gjithmonë bashkë”, thotë ai.

Ai thotë se bashkërendimin dhe koordinimi strategjik në këtë moment kyç ku ndodhet vendi është detyrë kryesore për çdo politikan në Kosovë.

Zoti Haradinaj shton se duke qenë të bashkuar dhe në krah me SHBA, shqiptarët mund ta ruajnë dhe ta forcojnë më tej Kosovën e 17 shkurtit të 2008-s, datë në të cilën vendi shpalli pavarësinë nga Serbia.

“Bashkërendimi dhe koordinimi strategjik, në këtë kohë udhëkryqi politik për Kosovën, si në kohërat më të vështira, është jetik. Vetëm të bashkuar dhe krah për krah me Amerikën, shqiptarët do të mund ta ruajnë dhe ta forcojnë Kosovën e 17 shkurtit”, shton Haradinaj. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026