Greqia pranon t’i njohë si të vlefshme pasaportat e shqiptarëve që skadojnë brenda vitit 2020
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka sqaruar vendimin e Greqisë, i cila njoftoi se ka vendosur të njohë pasaportat e skaduara shqiptare deri në datën 31 dhjetor të 2020, kjo dhe për shkak të gjendjes së pandemisë të Covid-19.
Sipas ministrisë, pasaportat do të pranohen si dokumente të vlefshme dhe nuk kanë arsye që emigrantët të shfaqin shqetësime për këtë çështje.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor 2020, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020”, thekson ministria.
Vendimi i qeverisë greke nuk do t’i penalizojë emigrantët shqiptarë, por përkundrazi ata brenda afatit të caktuar do të marrin të gjitha shërbimet pa asnjë penalitet.
Ministria e Jashtme sqaron se as emigrantëve shqiptarë nuk do t’u kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri.
“Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore. Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri”, thuhet më tej.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset