‘Ne duhet te ringrihemi’, stilisti i njohur libanez Elie Saab rrëfen përvojën tronditëse

19 Gusht 2020 | 06:53

Më tepër sesa disa minuta, koha ndihej si një përjetësi, kur stilisti i veshjeve, Elie Saab tentonte të verifikonte se stafi i tij prej 200 punonjësish, duke përfshirë edhe djalin e tij, ishin të sigurt nga shpërthimi masiv që tronditi Bejrutin.

Ashtu si shumë libanezë të tjerë më 4 gusht kur lëndët plasëse shpërthyen në port, 56-vjeçari e ndjeu shpërthimin te dera e shtëpisë.

“Nuk më besohej kur pashë djalin tim të mbuluar në gjak. Thashë me vete, në rregull është i plagosur, por është mirë, kishte vetëm disa prerje në kokë dhe në krahë.

Por ishin 15 minuta që u ndien si dy ditë të gjata. Jo sepse ai është djali im, por sepse ne punojmë të gjithë së bashku si një familje e madhe”, u shpreh stilisti i njohur.

Shpërthimi vrau 178 njerëz dhe plagosi 6,000 të therë duke dëmtuar shumë zona.

Saab tha se zyrat e tij qendrore u dëmtuan mjaft rëndë. Shtëpia e tij disa qindra metra larg portit u dogj. Për Saab kjo lloj situate nuk është e re. Ai e filloi biznesin e tij në vitin 1982 në mesin e luftës civile Libaneze 1975-1990.

4 gushti thjesht e bëri të rijetonte ato kujtime.

Skuadra e Saab  do të rikthehet në zyrë në 20 gusht për të qenë në kohë për shfaqjen e shtatorit në Paris. Ai thotë se pavarësisht situatës duhet të ecim përpara, pasi libanezët nuk janë popull që dorëzohen edhe pse humbja më e madhe mbeten njerëzit që nuk mund t’i kthejmë .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026