KLP miraton rregulloren e re për komunikimin me median
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulloren e re për komunikimin me median.
Rregullorja i kërcënon gazetarët me heqje të akreditimit “nëse rezultojnë shkelje qartësisht të dallueshme të objektivitetit dhe profesionalizmit, si dhe për shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe të parimeve të kësaj rregulloreje”.
Por në rregullore, është e paqartë se kush do të bëjë vlerësimin profesional të gazetarëve apo të objektivitetit të raportimit të tyre, për të përcaktuar më pas masat që merren nga koordinatori për mediat apo anëtari i Këshillit i caktuar për mediat.
Në rregullore nuk bëhet me dije se si do të përcaktohet nëse ka një shkelje të Kushtetutës nga gazetari, një interpretim që ligji ia njeh vetëm Gjykatës Kushtetuese.
Njëlloj, nuk ka sqarim se si do të gjendet shkelja e ligjit, që mund të vendoset vetëm me vendim të gjykatës pas një procesi të rregullt gjyqësor.
Ekspertët shprehen se rregullorja e re e komunikimit, e miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, cënon lirinë e medias dhe hapësirën e gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur.
LEXONI GJITHASHTU
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset