Nëntë të vdekur dhe 162 raste me Covid-19 në Kosovë

19 Gusht 2020 | 13:11

Shifrat vijojnë të jenë shqetësuese në Kosovë në lidhje me pandeminë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e 24 orëve të fundit njofton se, ka kryer 470 testime të dyshuara, ndërsa 162 prej tyre kanë rezultuar pozitivë dhe 9 pacientë kanë humbur jetën.

Autoritetet bëjnë të ditur se nga fillimi i epidemisë në gjithë Kosovën janë evidentuar 11848 raste pozitive nga 45397 teste të kryera, ndërkaq numri i viktimave ka shkuar në 425.

Pavarësisht prirjes së rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve,122 pacientë të infektuar kanë arritur të mposhtin coronavirusin.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.

Qeveria e Kosovës kanë miratuar disa rregulla strikte për të gjithë ata persona apo subjekte që shkelin protokollin e sigurisë. Sipas autoriteteve, këto masa shtrënguese synojnë frenimin e përhapjes së pandmeisë në popullatë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026