Gazetari sportiv: Besoj se Edoardo Reja do vijojë të jetë trajner i kombëtares

12 Tetor 2022 | 12:32

Gazetari sportiv, Ervin Baku thotë se Edoardo Reja, me shumë mundësi do të vijojë të jetë trajner i kombëtares.

Në një intervistë për Euronews Albania, Baku u shpreh se me Rejan, mund të ndodhë e njëjta situatë si me de Biasin.

“Kam përshtypjen që do vazhdojmë me Rejan. Përse e bëj këtë paralelizëm? Për eleminatoret e Botërorit 2014, pas një fitoreje në Norvegji, ne ishim pretendentë kryesorë, por më pas ne nuk shkuam dot në Botëror. Mbaroi edicioni dhe të gjitha opinionistët, i gjithë opinioni publik, ishin kundër de Biasit.

Çfarë bëri Duka? I besoi prapë de Biasit dhe shkuam në evropian. Fakti që Duka e mori Rejan në Frankfurt në hedhjen e shortit, kam përshtypjen që do të vazhdojë. Kam përshtypjen që do vazhdohet me Rejan”, theksoi ai.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kampionatit Europian “EURO 2024”, në shortin e mbajtur të dielën në Frankurt të Gjermanisë.

Shqipëria do të jetë në grupin E, ku në vazon e parë, kuqezinjtë kanë gjetur sërish Poloninë, përfaqësuese të cilët e patëm edhe në kualifikueset e Botërorit të Katarit.

Në vazon e dytë, u përzgjodh skuadra e Republikës Çeke. Nga vazo e katërt nga goglat e hedhura janë Ishujt Faroe, ndërsa në vazon e pestë është Moldavia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026