Pensionistët në Kosovë do të përfitojnë 100 euro shtesë në tetor
Pensionistët në Kosovë do të marrin nga 100 euro shtesë në muajin tetor. Është ky vendimi i marrë nga qeveria e Kosovës në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë.
Duke e prezantuar mbështetjen ndaj pensionistëve, zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi tha se kjo shumë është e njëhershme dhe kosto e saj është mbi 28 milionë euro.
“Në kuadër të pakos për t’u përballur me inflacionin, kemiparë edhe mbështetjen për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formën e një shume të njëhershme prej 100 eurove, e cila do të transferohet në llogari të tyre gjatë këtij muaji. Për këtë qëllim duhet të ndahen mjete buxhetore në vlerën 28 milionë e 208 mijë euro”, theksoi ai.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021, Kosova ka rreth 143 mijë pensionistë që marrin pensionet bazike të moshës, nga 100 euro në muaj, dhe rreth 50 mijë pensionistë kontribut-pagues të moshës.
Këta të fundit ndahen në katër kategori dhe marrin nga 182 deri në 265 euro në muaj, varësisht nga niveli i shkollimit që kanë pasur.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi