Champions League, Bayerni shuan ëndrrën Lyon, siguron finalen me PSG-në
Bayern Munich siguroi të mërkurën finalen e Champions League duke mundur 3-0 Lyonin në gjysmë-finale.
Skuadra franceze e Rudi Garcia kishte surprizuar deri në këtë fazë duke eliminuar ekipe pretendente si Juventus apo Manchester City, mirëpo përballë Bayernit nuk arriti të tregonte të njëjtat cilësi.
Bavarezët e Hansi Flick siguruan gjithçka me gola të Gnabry-it dhe Lewandowskit.
Një ndeshje e dominuar nga skuadra gjermane që arriti të administronte si duhet një përballje që pavarësisht rezultatit nuk ishte aspak e lehtë.
Kjo është finalja e parë për ta që nga viti 2013 dhe e katërta në 10 vitet e fundit.
Tashmë bavarezët i pret Paris Saint Germain, që mundi gjithashtu pa probleme Leipzigun.
Një finale që premton spektakël mes dy prej skuadrave më të mira të momentit në Evropë.
Ndeshja do të luhet në 23 gusht në orën 21.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta