Vrasja në Klos, PD: Policia në dijeni të konfliktit, nuk mori asnjë masë

12 Tetor 2022 | 17:33

Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Klos, ku mbetën të vrarë Lir dhe Kenard Shira, babë e bir dhe u plagosën Eglantin dhe Renato Hasula, po ashtu babë e bir.

Në një deklaratë nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se Besnik Mjeshtri është punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit.

Ai lëshoi akuza duke thënë se policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe siç duket qartë nuk ka marrë masë për parandalimin.

“Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për  mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata. Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikaze në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm.” –tha ai.

Më tej ai shtoi se fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor.

“Vetëgjyqësia është bërë modë në shtetin e Edi Ramës sepse policia  nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij ,nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë”- theksoi Noka.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026