‘Testimi i virgjërisë’, vepër penale, Kosova ashpërson dënimet për krimet seksuale
Testimi i virgjërisë” cilësohet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme. Kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasi shkel të drejtat themelore të njeriut.
“Po ashtu është parashikuar si vepër e re penale ‘testimi i virgjërisë’. Kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.
Një pjesë e rëndësishme e këtij kodi përveç masave ndëshkuese për dhunuesit është edhe llogaritja si vepër penale e testimit të virgjërisë.
Përveç kësaj, me kodin e ri të dënuarit për sulm seksual dhe dhunë në familje do të përballen me masa të rënda sipas ndryshimeve të Kodit Penal. Atyre parashikohet t’u ndalohet kandidimi në poste publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet. Gjithashtu, atyre do t’u ndalohet edhe marrja e patentës së shoferit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet