Cristiano Ronaldo ‘dhunoi’ tifozin, portugezi kundërshton akuzat e ngritura

13 Tetor 2022 | 09:36

Cristiano Ronaldo do të kundërshtojë akuzat e ngritura ndaj tij, pas ndeshjes në FA Cup mes Evertonit dhe Manchester United.

Portugezi goditi telefonin e një tifozi 14-vjeçar të bluve, i cili gjendej në Goodison Park. Kjo erdhi si pasojë e nervozizmit nga ana e 37-vjeçarit, pasi skuadra e tij nuk mori një rezultat pozitiv.

Drejtuesit e FA Cup e konsideruan veprimin të dhunshëm, ndërkohë sipas Ronaldos kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Nëse 37-vjeçari është fajtor, atëherë do të ketë dhe një dënim ndaj tij.

Ai kërkoi falje ndaj tifozit 14-vjeçar dhe nënës së tij, por që nuk u pranua nga këta të fundit. Madje duke i ftuar të ndiqnin në stadium skuadrën e Manchesterit, ku do t’u siguronte biletat e ndeshjes, por dhe kjo u refuzua.

Sipas nënës së Jake, Sarah Kelly, djali i saj pësoi mavijosje në dorë dhe veprimi nga ana e futbollistit është absolutisht i pajustifikueshëm.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Ronaldo kërkoi falje, duke pohuar se nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç ishte ai me të cilin po përballej ai.

Cristiano e ka mbështetjen e të gjithë skuadrës, nga drejtuesit deri tek futbollistët, ndërkohë që ishte pikërisht Evertoni, skuadra ndaj së cilës ai shënoi golin e 700 për klube.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026