Goditet grupi kriminal në Shkodër, 16 në pranga për kultivim dhe trafikim kanabisi

13 Tetor 2022 | 10:00

Një grup kriminal që merrej me kultivimin, prodhimin dhe trafikimin e kanabisit në Shkodër, është goditur nga policia në kuadër të megaoperacionit të koduar “Qarku”.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Hamdi Fjora tha në një deklaratë për mediat se operacioni u zhvillua në katër faza dhe u sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 3 automjete dhe 15 aparate celularë.

Faza e katërt e megaoperacionit u zhvillua në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., 31 vjeç, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese janë kapur në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 shtetase: D. H., D. Ç., D. H., F. Gj., H. B., M. H., E. D., B. M., V. H. dhe F. B., nga Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja, të cilat në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë.

Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht shtetasja D. H., 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

Z. Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre; E. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe P. GJ., 31 vjeç, si dhe shtetasja F. Gj., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. GJ.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 31 vjeç, djali tjetër i bashkëshortëve Z. Gj. dhe A. Gj.

Përgjatë katër fazave të megaoperacionit janë sekuestruar gjithsej 191 kilogramë kanabis, 456 bimë kanabis; janë arrestuar në flagrancë 24 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026