Vaksina s’është fundi i COVID-19, OBSH: Mësoni të jetoni me virusin, përgatituni edhe për sezonin e gripit

20 Gusht 2020 | 17:51

Ndërsa shumë shtete evropiane po raportojnë për një rritje të rasteve të reja me coronavirus, Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge bën thirrje që të gjithë njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me Covid-19.Ai po ashtu paralajmëroi të gjitha shtetet të përgatiten edhe për sezonin e ri të gripit i cili po afron.

“Vaksina nuk do të sjellë fundin e pandemisë. Fundi i saj do të arrihet në ditën kur secili prej nesh do të marrë përgjegjësi dhe do të mësojë sesi të bashkëjetojë me virusin. E gjithë kjo varet nga ne dhe ajo ditë mund të jetë edhe nesër. Sezoni i gripit po afron. Tanimë është e rëndësishme që shtetet të monitorojnë ecurinë e gripit dhe të forcojnë mbikëqyrjen për t’u përballur me të dyja viruset. Shtetet duhet të promovojnë vaksinimet e gripit për grupet në rrezik. Ky fakt është më i rëndësishëm se kurrë gjatë këtij viti pasi ne kemi nevojë për të mbrojtur spitalet tona dhe personelin shëndetësor që tashmë po përballen me mbingarkesën nga COVID-19”, tha ai.

Sipas të dhënave të fundit në të gjithë Evropën janë regjistruar 3.3 milionë të prekur me Covid-19 dhe më shumë se 205.000 viktima. Ndërsa në shtete si Spanja dhe Franca është shtuar frika e një vale të dytë të pandemisë.

Komisioni Evropian ka rënë dakord të blejë të paktën 300 milion doza të vaksinës potenciale të COVID-19 nga kompania AstraZeneca.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026