“E zhveshi dhe e rrahu”, nëna akuzon 40-vjeçarin se ka ngacmuar seksualisht djalin

13 Tetor 2022 | 17:59

Ativie Qazimllari, në Porodinë të Korçës ka akuzuar komshiun e saj se ky i fundit ka rrahur dhe abuzuar seksualisht me djalin e saj me probleme të shëndetit mendor.

Për mediat ajo tha se 40-vjeçari në mënyrë periodike ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre.

Ndër të tjera ajo shton se edhe policia ka qenë në dijeni të kësaj ngjarje por nuk ka vepruar. Sipas saj gjithçka ka ndodhur 4 muaj më parë dhe se ndihet e frikësuar për veten dhe të birin.

Nevruze Myrtellari shton se denoncimi në polici është i pabazë dhe se gjithçka është e stisur.

“Ma ka zhveshur djalin nga gjysma e trupit e poshtë dhe nuk e di a i bëri gjë apo jo.  Kam vajtur në polici, por nuk e kanë marrë parasysh. Kam bërë 9 herë denoncim por nuk ma kanë vënë veshin”- tha ajo.

Nga ana tjetër e ëma e Dionis Myrtellarit ka hedhur poshtë çdo akuzë duke thënë se djali i saj asnjëherë nuk e ka zhveshur apo goditur djalin e Ativies apo edhe vetë këtë të fundit.

“Këto që kanë dalë janë muhabete të kota. E kanë djalin inat. Ato janë pa burra. Djali  ma ka nusen flori, janë në punë. Ajo ta marrë djalin dhe ta fus brenda.” theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026