“Është koha për unitet”, liderja e opozitës bjelloruse thirrje për të vijuar protestat për zgjedhje të lira
Liderja e opozitës bjelloruse, e cila sfidoi presidentin Lukashenko në zgjedhjet e 9 gushit dhe që u detyrua të largohet nga vendi, vijon t’i bëjë thirrje qytetarëve bjellorusë dhe mbështetësve të saj të vijojnë me protestat dhe grevat që kanë përfshirë vendin duke kërkuar zgjedhje të reja, të drejta e demokratike.
“Bjellorusë të mi të dashur, ju jeni simbol i një Bjellorusie të re, të një vendi të lirë. Ne jemi një forcë që mund të ndryshojë dhe tashmë po ndryshon të ardhmen e vendit, një vend që ai dëshiron të na e vjedhë sikundër vodhi zgjedhjen tonë dhe gjymtoi vëllezërit, motrat, burrat dhe fëmijët tanë.
Për të ndaluar këtë arbitraritet, ne duhet të bashkohemi. Tashmë keni treguar unitet të jashtëzakonshëm. Ju keni frikësuar diktaturën. Kjo është arsyeja pse ju jeni të ekspozuar ndaj kërcënimeve.
Mos harroni, ju nuk jeni vetëm. E ardhmja e Bjellorusisë, tani varet nga uniteti dhe vendosmëria juaj. Qëllimet tona janë të thjeshta – ndaloni dhunën, lironi të burgosurit politikë, zhvilloni zgjedhje transparente, të lira dhe të ndershme”, tha Svetlana Tikhanovskaya.
Bjellorusia është duke u përballur me krizën më të madhe politike që nga ndarja nga Bashkimi Sovjetik, ku me mijëra protestues kërkojnë largimin e presidentit Lukashenko.
Dy ditë më parë, edhe liderët e BE me një vendim unanim nuk njohën zgjedhjet e zhvilluara në 9 gusht, duke kërkuar një tranzicion të qetë e demokratik në shtetin lindor dhe duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.
Nga ana tjetër presidenti e konsideron opozitën kukull të Perëndimit dhe do të ngrejë akuza penale ndaj drejtuesve të saj.
Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbështetur iniciativën e kryeministrit Edi Rama për të takuar palët politike në Bjellorusi për sa i përket konflikti të zhvilluar javët e fundit, iniciativë e mbështetur edhe nga BE.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West