Trumpit i kërkohet të dëshmojë për trazirat në Kongres
Komiteti Hetues i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka votuar të enjten që të ftojë për të dëshmuar ish-presidentin amerikan Donald Trump, lidhur me trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit.
Një vendim i tillë mund të rezultojë me burgosje të Trumpit, në rast se nuk bashkëpunon me autoritetet.
Nëntë anëtarët e Komitetit, shtatë demokratë dhe dy republikanë kanë votuar në të mirë të vendimit.
Kështu, Trumpit i kërkohet që të ofrojë dokumente dhe të dëshmojë nën betim, lidhur me ngjarjet e 6 janarit.
“Ai person është në qendër të ngjarjeve që kanë ndodhur më 6 janar, andaj duam të dëgjojmë prej tij”, ka thënë udhëheqësi i Komitetit, Bennie Thompson.
Ligji federal parasheh që nëse një person nuk vepron në përputhje me ftesën e Kongresit për dëshmi, atëherë shkelja dënohet me 1 deri në 12 muaj burgim.
Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve ka hetuar për më shumë se një vit sulmin që ka lënë disa persona të vdekur dhe më shumë se 140 zyrtarë policorë të plagosur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bërnabiç: Rusia po kryen agresion, por sanksionet nuk janë zgjidhja më e mirë
- Nutricionistja: Si ta dalloni vezën e freskët
- Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 5 të vdekur
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West