Amnistia fiskale po bëhet për të shpëtuar paratë e politikanëve, thotë Pano Soko
“Unë them që qëllimi kryesor është të shpëtojnë paratë e tyre, se me paratë e tyre do shpëtojnë edhe paratë e krimit dhe drogës.”
Kështu u shpreh në intervistë për Euronews Albania, eksperti i ekonomisë, Pano Soko në lidhje me iniciativën e qeverisë për amnistinë fiskale.
Sipas tij, interes për amnistinë fiskale, nuk kanë vetëm politikanë të mazhorancës, por edhe të opozitës, të cilët kanë qenë më parë në pushtet.
“Këta e bëjnë për veten e tyre. Me amnistinë fiskale, këta po presin të vetmen rrugë të sigurt, që ka në dorë shteti i së drejtës, Prokuroria, gjykata, sot dhe nesër, për t’i kapur, për të shkuar drejt tyre, për aktet dhe korrupsionin që kanë bërë. Ky është motivimi që unë besoj se bëhet.
Unë them që qëllimi kryesor është të shpëtojnë paratë e tyre, se me paratë e tyre do shpëtojnë edhe paratë e krimit dhe drogës. Pse tani? Ndoshta është momenti i fundit ku mund të tentohet të kalohet një iniciativë e tillë. Me hapjen e kapitujve është e pamundur, në momentin që hapen negociatat nuk ndodh, prandaj ky po tenton që ta kalojë tani. Patjetër që ka njerëz që u intereson të dyja palëve. Korrupsioni është bërë nga të dyja anët”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta