“Ngjarja në Klos dramatike”, aktivistja: Nëna e ka tabu të flasë me vajzën

14 Tetor 2022 | 14:51

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Klos, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Arbana theksoi se nënat shqiptare sot e kanë tabu të flasin me vajzat.

Ajo theksoi se është familja dhe shkolla ajo që duhet t’i ndërgjegjësojnë të rinjtë, ndërsa e cilësoi ngjarjen në Klos dramatike.

“Ky është risku i të gjithë rrjeteve sociale. Por ajo që ka më shumë rëndësi është që ne këto vajza t’i bëjmë të ndërgjegjshme dhe  në këtë rast ësht5ë familja dhe shkolla sepse nuk ka të tjerë që mund të ndikojnë në mentalitetin e një djali dhe vajze minorene. Problem është që nëna në vendin tonë e ka tabu, të ndaluar të flasë në kuptimin metaforik sepse nuk ka arritur në raportin e duhur me fëmijën. Problemi është se çfarë ne u japim të rinjve, si t’i edukojmë. E japin vajzën 16-vjeç, kjo është e tmerrshme, e japin vajzën si qen. Kjo është një dramë e papërshkrueshme”- u shpreh ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026