Basha: Taksa progresive e Ramës ka prodhuar vetëm kaos, plani ynë ekonomik i kthen frymëmarrjen vendit

22 Gusht 2020 | 08:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është rikthyer akuzave ndaj qeverisë lidhur me ekonominë, që sipas tij është zhytur në kaos për shkak të keqmenaxhimit dhe abuzimit me taksat.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, kreu i PD akuzon kryeministrin Edi Rama se me taksën progresive, e cila sipas tij është  kritikuar fort edhe nga organizatat ndërkombëtare si FMN, ka ‘favorizuar një grusht klientësh dhe oligarkësh dhe e ka vënë shtetin dhe çdo politikë fiskale në shërbim të tyre duke i lënë qytetarët në mëshirën e fatit’.

“Çdo ditë që kalon shqiptarët paguajnë më shumë taksa, ndërsa Rama i përdor ato për të bërë më shumë PPP me klientët e tij. Si pasojë e këtij keqmenaxhimi dhe kësaj arrogance, Shqipëria zhytet në varfëri, njerëzit humbin vendet e punës dhe kriza ekonomike thellohet.

Rama e ka futur dorën thellë në xhepin e çdo qytetari. Ai nuk mendon për njerëzit, por vetëm për nje grusht klientësh dhe oligarkësh dhe e ka vënë shtetin dhe çdo politikë fiskale në shërbim të tyre duke i lënë qytetarët në mëshirën e fatit”, shprehet kryedemokrati.

Sipas tij, plani ekonomik i PD do t’i kthejë frymëmarrjen vendit dhe ekonomisë së njerëzve.

“Më shumë të ardhura në xhepat e tyre dhe më pak taksa. Ne do ti eliminojmë nivelet e shumta të taksave mbi punën, do ti heqim pengesat që vetëm frenojnë zhvillimin dhe do të thjeshtojme të gjithë sistemin.

Ne besojmë se më shumë para në duart e qytetarëve do të nxisin investimin në arsimim dhe kualifikim dhe do t’i japin frymë rritjes ekonomike. Politika jonë fiskale ka në bazë taksën e sheshtë 9% për qytetarët dhe të punësuarit, taksa më e thjeshtë dhe më e ulët në të gjitha vendet e rajonit”, shprehet kreu i PD.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026