Navalny mbërrin në Gjermani, lideri i opozitës ruse transferohet për kurim në Berlin pas helmimit të dyshuar
Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ka mbërritur për kurim në Gjermani, pas helmimit të dyshuar.
Të premten pasdite, doktorët rusë të cilët po ndiqnin rastin e tij në spitalin në Omsk deklaruan se opozitari ishte në gjendje të qëndrueshme për të udhëtuar, ndërsa më herët gjatë asaj dite, ata këmbëngulnin që Navalny të mos transferohej në Gjermani, pasi gjendja e tij nuk ishte e përshtatshme për fluturim.
Që prej të enjtes, 44-vjeçari Navalny ndodhet në koma, pasi dyshohet se është helmuar ndërsa konsumonte çaj në një kafene në aeroportin e Tomskut, ku ai priste fluturimin për në Moskë.
Mbështetësit e opozitarit fajësojnë për këtë ngjarje autoritetet dhe i akuzojnë se po përpiqen të fshehin një krim.
Megjithatë, sipas doktorëve në spitalin e Omskut, në gjakun e Navalny-t nuk janë gjetur gjurmë helmi.
Alexei Navalny është një prej zërave më kritikë ndaj presidentit Vladimir Putin.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West