Larg vapës dhe COVID-19, pavarësisht shifrave në rritje, italianët po shijojnë verën në plazh

22 Gusht 2020 | 09:49

Italianët janë duke shijuar verën në plazh, larg maskave dhe protokolleve për COVID-19.

Një valë e të nxehtit ka përfshirë shtetin fqinj, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë. Duket se qytetarët kanë nisur të bashkëjetojnë me virusin, ndonëse në 24 orët e fundit u raportuan 845 raste të reja. Sipas autoriteteve, grumbullimet dhe jeta e natës janë disa prej faktorëve të përhapjes së virusit dhe për këtë arsye janë mbyllur diskot dhe lokalet e natës.

“Mendoj se mbyllja e diskove ishte vendimi i duhur, madje duhej të ishte marrë më herët”, thotw Renato Ricci, banor në Romë.

Italia është vendi i parë evropian që u prek më shumë nga pandemia duke regjistruar një numër të lartë viktimash.

Por në këto ditë të nxehta, pavarësisht frikës, pushuesit kanë zgjedhur t’i shpëtojnë vapës dhe të shijojnë rrezet e diellit.

 “Sipas meje, në shtator dhe tetor ne do të gjendemi në të njëjtën situatë si në Janar, Shkurt, jam i shqetësuar, sepse unë kam një biznes dhe një mbyllje e re do të ishte një problem i madh”, shprehet Nicolas Contort, banor në Parma.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, Italia ka vendosur detyrimin që pasagjerët që vijnë nga shumë shtete evropiane të testohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026