Ambasada shqiptare në Athinë, njoftim për tërheqjen e dokumenteve biometrike

22 Gusht 2020 | 10:46

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar të gjithë emigrantët shqiptarë lidhur me tërheqjen e dokumenteve biometrike.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook, ambasada bën me dije se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020

“Ju informojmë se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr. 1 të ambasadës.

Procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në ambasadë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026