Mjekja Dollenberg: Në Shqipëri nuk mungon skepticizmi për vaksinat

15 Tetor 2022 | 13:26

Mjekja Aurora Dollenberg tha në një intervistë për Euronews Albania se Gjermania nuk ka skepticizëm të theksuar sa i takon vaksinave anti-COVID.

“Duhet të theksojmë që në Gjermani skepticizmi ndaj vaksinës është i krahasuar me Shqipërinë në nivel shumë më të ulët dhe ka pasur një ecuri pothuajse pozitive. Ata 20% skeptikë që kemi pasur në këto dy vite pandemi, në këto kohët e fundit kanë hequr dorë nga protestat, daljet publike,” – u shpreh Dollenberg.

Mjekja sqaroi se në Gjermani vaksina është bërë pjesë e natyrshme e shoqërisë, madje qytetarët kanë zell kur vjen puna te marrja e injeksionit të pestë apo të gjashtë për t’u mbrojtur nga sëmundja.

Ndërkohë që në Shqipëri, Dollenberg nuk mund të thotë të njëjtën gjë duke qenë se skepticizmi është i pranishëm edhe pse situata është shumë e qetë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026