Gambia po heton vdekjen e 70 fëmijëve, dyshohet se humbën jetën nga shurupi i kollës
Qeveria e Gambias ka njoftuar se 70 fëmijë kanë vdekur nga dëmtimi akut i veshkave, i cili dyshohet se lidhet me shurupet e kollës të prodhuara në Indi, shkruan RTS.
Presidenti i Gambias, Adama Barrow, njoftoi në një takim urgjent të kabinetit se 70 fëmijë kishin vdekur, sipas deklaratës.
Është konstatuar se shurupet janë prodhuar nga kompania “Maiden Pharmaceuticals” nga Nju Delhi, e cila mbylli një nga fabrikat në veri të Indisë, pasi është edhe nën hetim nga autoritetet indiane.
Gambia dhe India po hetojnë vdekjen e fëmijëve dhe këtë javë u krijua një komision i ri hetimor për të shqyrtuar rastin, sipas deklaratës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gjeti nivele “të papranueshme” të përbërësve potencialisht toksikë në katër nga produktet e kompanisë farmaceutike, raportoi Reuters.
Ndërkohë Indonezia ka ndaluar përbërësit që lidhen me vdekjen e 70 fëmijëve në Gambia, ndërsa po heton vdekjen e më shumë se 20 fëmijëve në kryeqytetin Xhakarta për shkak të dëmtimit të veshkave këtë vit.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Indonezisë BPOM tha se po heton mundësinë që përbërësit, dietilen glikol dhe etilen glikol, mund të kenë kontaminuar materiale të tjera të përdorura si tretës.
BPOM tha se katër produktet e lidhura me vdekjet e Gambias nuk ishin të regjistruara në Indonezi, as ndonjë prej produkteve të tjera të kompanisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera