Ambasadori francez në Beograd: E paimagjinueshme që Serbia të jetë në anën e Rusisë

16 Tetor 2022 | 08:26

Ambasadori francez në Beograd, Pierre Cauchard deklaroi se askush në Evropë nuk mund ta imagjinonte Serbinë në anën e Rusisë.

Ai tha se kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të Serbisë, optimizmi i tij është “i paprekur”.

Cauchard nënvizoi se harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së u bë shumë më i rëndësishëm me agresionin rus ndaj Ukrainës, shkruan Euronews Serbia.

“Prandaj Serbia duhet të marrë një vendim të qartë”, theksoi diplomati francez në Beograd.

Cauchard shtoi se nuk mund ta imagjinojë se qytetarët e Serbisë do të ndjekin ndonjë rrugë tjetër, përveç hyrjes në BE, e cila do të mundësojë mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë dhe do të sigurojë prosperitetin e vendit.

Ndër të tjera, diplomati u shpreh se ajo që po ndodh në Ukrain,ë vë në pikëpyetje vlerat evropiane që përbëjnë themelet e BE-së.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026