Përshkallëzohet situata në Iran, revoltë dhe flakë në burgun kryesor të vendit

16 Tetor 2022 | 09:35

Një zjarr i fuqishëm ra në 24 orët e fundit në burgun famëkeq të Evinit, në Iran, ku ndodhen të burgosur politikë, gazetarë dhe shtetas të huaj.

Video të publikuara online tregojnë flakët dhe tymin që ngrihet nga vendi i ngjarjes, ndërsa dëgjohen edhe të shtëna dhe shpërthime.

Një zyrtar i cituar nga media shtetërore deklaroi se situata është vënë nën kontroll, por pamjet filmike tregojnë të kundërtën.

Irani është përfshirë prej javësh nga protestat anti-qeveritare.

Ato nisën muajin e kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares kurdo-iraniane Mahsa Amini, teksa ndodhej në duart e policisë.

Autoritetet deklaruan se ajo vdiq si pasojë e një ataku kardiak, por familjarët e kundërshtuan këtë pistë duke thënë se vajza u dhunua nga policia.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare raportojnë se nuk dihet nëse revolta në burg ka lidhje me demonstratat e fundit, por një gjë e tillë mund të rezultojë e vërtetë, pasi qindra protestues të arrestuar janë çuar në burgun e Evinit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026