Laçi në kërkim të fitores, Vllaznia synon afrimin me kreun

16 Tetor 2022 | 13:24

Kategoria Superiore zhvillon këtë të diel 3 përballje interesante, mes tyre dhe ajo që luhet në Laç.

Vllaznia e cila vjen nga një formë e mirë pas fitores në kupë ndaj Flamurtarit përballet me Laçin vendas i cili aktualisht është në krizë.

Trajneri i kuqebluve, Mirel Josa e vlerëson maksimalisht kundërshtarin, ndërkohë që kërkon prej të tijve 3 pikët.

“Duhet të kemi parasysh që ndeshja qoftë e nesërmja qoftë ndeshjet e tjera janë determinante si për ne si për skuadrat e tjera, kështu që e kemi pritur ndeshjen me qetësi. Laçi është një skuadër që nuk meriton atë vend që ka në klasifikim, qoftë edhe pikët që ka grumbullu deri tani. Ka cilësi mbrenda skuadrës dhe skuadër që vitet e fundit ka bërë përfaqësime të mira”, tha ai.

Vllaznia është penalizuar nga mungesat në ndeshjen e mëparshme në kampionat, teksa rikthehet nga dëmtimi një lojtar kyç.

Kurbinasit renditen në vendin e fundit me vetëm një fitore dhe një barazim, ndërkohë që shkodranët synojnë të afrohen edhe më tepër me kreun.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026