“Propozimi i KLSH që s’u miratua nga qeveria”, gazetari për shkarkimet në presidencë

16 Tetor 2022 | 16:08

Gazetari Denis Dyrnjaja, në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se mazhoranca nuk ka miratuar propozimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin thuhej se personat e larguar padrejtësisht nga puna të cilët fitojnë gjyqin duhet të paguhen nga kreu i atij institucioni.

Pra sipas propozimit të KLSH, nëse personat e larguar nga presidenca fitojnë gjyqin ata duhet të paguhen nga vetë presidentin Bajram Begaj, mirëpo kjo gjë nuk është pranuar nga mazhoranca, nënvizoi gazetari.

Dyrnjaja theksoi se qeveria nuk e ka pranuar këtë gjë pasi dhe vetë largon njerëz sa herë që do.

“Në institucione të këtij profili duhet të shkojnë njerëz me personalitet të fortë që e kanë të krijuar dhe nuk e krijojnë duke bërë lëvizje blof apo lëvizje të paparashikuara, të cilat nuk kanë kuptim.

Ka dhe diçka tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit çdo vit konstaton një dëm katastrofik financiar me këta njerëz që largohen.

Të gjitha institucionet dhe drejtuesit e institucioneve, që heqin njerëz nga puna në mënyrë të padrejtë dhe kjo provohet në vendim gjykate, paratë e tyre dhe përgjegjësitë për pagesat e tyre do e marrë ai person që është titullar i institucionit.

Pra nëse presidenti ka hequr njerëz nga puna pa të drejtë dhe këta paguajnë gjyqet presidenti duhet t’i paguajë presidenti e jo ne nga xhepat tanë. Ky propozim i KLSH nuk është marrë në konsideratë nga mazhoranca sepse edhe kjo e fundit heqë dhe vendosë njerëz kur të dojë”- tha ai.

Më tej, Dyrnjaja theksoi se Begaj duhet të japë një sqarim për opinionin publik në lidhje me shkarkimet e punonjësve në administratën e presidencës.

“Duhet të ketë një sqarim nga ana e presidencës për shkarkimin e punonjësve. Presidenti duhet të japë një sqarim publik, që të jemi të qartë. Nëse na sqaron dhe ka të drejtë t’i themi dhe na fal. Por kam pritshmëritë se do të përballemi me një heshtje jo vetëm për këtë vendim por shumë vendime të tjera që do merren nga presidenti që unë do e konsideroja “Presidenti mumje”- nënvizoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026