Dorëhiqen gazetarët në Bjellorusi, lajmet japin studion e zbrazur

23 Gusht 2020 | 17:33

Me dhjetëra punonjës televizivë, që nga gazetarët e lajmeve e deri te teknikët e studiove, janë duke dhënë dorëheqjen nga mediat shtetërore të Bjellorusisë.

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, tha se personat në fjalë janë zëvendësuar menjëherë nga punonjës mediatikë rusë.

“I kërkova Rusisë të më japë disa gazetarë hua, për të mbuluar punën e presidentit e për të dhënë shembull sesi bëhet puna e mirë. I njoh këta njerëz”, tha Lukashenko.

Rreth 17 gazetarë dhanë dorëheqjen dhe shfaqën pamjet e një studioje bosh në edicionin e lajmeve, ndërkohë që shumë të tjerë janë duke dhënë dorëheqjen.

Euronews foli me 31-vjeçarin Vadim Shundalov, i cili ka punuar për pesë vite në televizionin shtetëror para se të jepte dorëheqjen më 13 gusht.

Ai thotë se është treguar frikacak që nuk e ka bërë më herët, dhe se në atë media transmetohen vetëm gënjeshtra.

“Është punë që të jep stabilitet financiar. E pranon gënjeshtrën dhe vazhdon punën. Por sivjet ndërgjegjja ime tha që është mbushur kupa”, tha ai.

Ndërkohë, ditën e sotme u mblodhën me mijëra manifestues në MInsk, të cilët protestojnë kundër regjimit të presidentit Lukashenko, i cili e ka mbajtur pushtetin që nga viti 1994.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit

Shtetet e Bashkuara do ta heqin etiketimin si shtet sponsor i terrorizmit në Siri, njoftoi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. “Heqja e sanksioneve...
08:20 | 09/07/2026

Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë

Le të vendosë populli. Ky ishte mesazhi sfidues i dy prej populistëve më të famshëm në botë të martën, ndërsa Nigel Farage dhe Marine Le...
08:19 | 09/07/2026

Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren

Kandidati demokrat për Senatin amerikan në shtetin e Maine, Graham Platner, ka pezulluar fushatën e tij pas akuzave për sulm seksual dhe një sërë skandalesh...
08:15 | 09/07/2026