BE miraton misionin ukrainas, Hungaria: S’do kontribuojmë në stërvitjen e ushtarëve
Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë miratuar në Luksemburg një nga misionet më ambicioze për mbështetjen e Ukrainës: stërvitjen e 15 mijë ushtarëve ukrainas në vende të ndryshme të Unionit.
Sipas shefit të diplomacisë evropiane, bëhet fjalë për një ndihmë jetike.
“Pasojat social-ekonomike të luftës vazhdojnë. Luftërat vazhdojnë duke dërguar tronditje në mbarë botën. Rusia është gjithnjë e më e izoluar, sikurse e pamë në votimin e mbajtur në Kombet e Bashkuara. Moralisht, politikisht dhe ushtarakisht, Rusia po e humbet këtë luftë, ndaj duhet të mbështesim Ukrainën”, tha Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së
Hungaria ishte i vetmi vend që abstenoi.
“Dua të theksoj se Hungaria nuk e votoi këtë propozim. Ne ishim të vetmit që përdorëm opsionin konstruktiv të abstenimit. Kjo do të thotë se ne nuk i ndaluam të tjerët për nisjen e këtij misioni, por Hungaria nuk e konsideron vendimin të detyrueshëm në vetvete. Kjo u bë e mundur nga legjislacioni i Bashkimit Evropian. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë mision, nuk do të dërgojmë instruktorë dhe nuk do të kontribuojmë me mbështetje financiare”, u shpreh Peter Szijjarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë:
Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare miratuan gjithashtu garantimin e një pakete armatimesh me vlerë 500 milionë euro, që e çon ndihmën evropiane në 3 miliardë.
Misioni i stërvitjes ushtarake do të nisë menjëherë. Disa vende si Franca dhe Gjermania kanë filluar tashmë trajnimin e ushtarëve ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta