Trembëdhjetë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, bie numri i të infektuarve
Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 99 raste të reja me Covid-19, ndërsa 13 qytetarë kanë humbur jetën. Ajo që shihet si pozitive lidhet me faktin se rastet e reja të të infektuarve, kanë pësuar një rënie të ndjeshme, pavarësisht se situata sipas ekspertëve vijon të jetë ende problematike.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) bën të ditur se deri tani ka kryer në total 47 761 testime të dyshuara për Covid-19, prej të cilëve 12 547 kanë rezultuar pozitivë. Që nga fillim i pandemisë dhe deri sot në Kosovë kanë humbur jetën për shkak të coronavirus 480 qytetarë, shumica e të cilëve kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë thekson se deri tani janë shëruar mbi tetë mijë qytetarë, ndërkohë rastet aktive janë mbi tre mijë.
Rastet pozitive në Kosovë
Prishtinë 24 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 13 raste, Podujevë 6 raste, Prizren 6 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Fushë Kosovë 3 raste, Lipjan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.
Qeveria e Kosovës në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19 ka shtuar kontrollet dhe ndëshkimet tek subjektet tregtare, por edhe tek ato qytetarë, të cilët tentojnë të thyejnë rregullat anti-covid.
Ekspertët shëndetësorë apelojnë ndaj qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat, të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura, si dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime masive të njerëzve.
Sipas tyre, këto masa janë të vetmet “armë”, që të mbrojnë nga infeksioni, prej të cilit deri tani në mbarë botën kanë humbur jetën me mijëra persona dhe mbi 20 milionë të tjerë janë infektuar nga Covid-19.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset