Rusi, 13 të vdekur pas rrëzimit të avionit luftarak në një ndërtesë banimi

18 Tetor 2022 | 09:50

Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një avion bombardues rus u rrëzua në një bllok apartamentesh në qytetin jugor rus të Yeysk, thonë zyrtarët.

Dy pilotët e avionit Su-34, në një fluturim stërvitor, u hodhën përpara se ai të godiste ndërtesën duke shkaktuar një zjarr të madh.

Ekipet e shpëtimit rishikuan numrin e viktimave pasi përfunduan kërkimin e tyre në rrënojat, tha ministria ruse e emergjencave. Në mesin e viktimave ishin edhe tre fëmijë.

Zyrtarët thanë se 68 u shpëtuan nga zjarri në bllokun 9-katësh.

Nëntëmbëdhjetë persona të plagosur po trajtohen pas aksidentit të së hënës në mbrëmje.

“Sipas një raporti nga pilotët, të cilët u larguan nga avioni, arsyeja e rrëzimit ishte një zjarr në një nga motorët gjatë ngritjes”, tha ministria ruse e mbrojtjes.

“Në pikën ku u rrëzua avioni Su-34, në oborrin e një blloku banimi, furnizimi me karburant i avionit mori flakë”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026