Katër viktima dhe 178 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 178 raste të reja me COVID-19 nga kryerja e 947 testimeve. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve e arritur në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.
Në numrin e testimeve të kryera përfshihen testimet në dy laboratorët publikë, të cilët kanë kryer 749 testime dhe 198 testime të kryera në laboratorët jo publike.
Nga ana tjetër gjatë ditës së fundit janë shëruar 81 persona që rezultonin të infektuar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4413 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërsa kanë humbur jetën katër persona. Viktimat, dy nga Tirana, një nga Kruja dhe Durrësi sipas të dhënave që jep Ministria e Shëndetësisë kanë pasur sëmundje shoqëruese.
Deri tani, Shqipëria numëron në total 254 viktima të shkaktuar nga COVID-19. Ndërkohë aktualisht në dy spitalet COVID ndodhen 151 pacientë, 15 janë në gjendje kritike, prej të cilëve 5 janë të intibuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skrapar, Vorë.
COVID-19 – Statistika (24 Gusht 2020)
Testime totale 57004
Raste pozitive 8605
Raste të shëruara 4413
Raste Aktive 3938
Humbje jete 254
(Qarku Tiranë 122, Shkodër 35, Durrës 36, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1957
Durrës 513
Shkodër 302
Fier 192
Lezhë 177
Korçë 185
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 153
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 50
Lexoni gjithashtu:
Mbyllja e laboratorit në QSUT, epidemiologu Ilir Alimehmeti: Vendim negativ
Shtimi i numrit të pacientëve me COVID-19, Manastirliu paraqet planin vjeshtë-dimër për pandeminë
Jo të gjithë fëmijët me maskë! OBSH dhe UNICEF: Duhet vlerësuar mosha dhe sëmundshmëria
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta